KRYEFAQJA » LAJME » Ekonomi » Euroizimi po rritet

Euroizimi po rritet

Të dhënat zyrtare të Bankës së Shqiperisë tregojne se pesha e monedhes europiane ne sistemin bankar ka vijuar te shtohet, pavaresisht luftes qe autoritetet kane shpallur për deeuroizimit 7 muaj me pare. Referuar treguesve periodik te bankes qendrore, ne mesin e ketij viti, pesha e depozitave ne valute ne sistemin bankar eshte rritur me nje pike perqindje. Nga 52.3% qe ishte ne fund te vitit te kaluar, nq qershor stoku i depozitave ne valutë arriti ne 53.2% te totalit. Nga ana tjeter edhe kredia ne valute ka njohur rritje. Ne fund te qershorit portofoli i huas ne valute te huaj zinte 57.2% nga 56.4% qe kishte qene ne fund te vitit te shkuar. Ekspertet thone se paketa kunder euros nuk ka prodhuar efekt ne afatin e shkurter pasi masat e Bankes se Shqiperise per uljen e euroizimit hyne ne fuqi vetem ne mesin e ketij viti, por ata presin rezultat ne afatin e gjate. Edhe vet Banka Qendrore kur prezantoi nismen e “deeuroizmit” nenvizoi se objektivat e kesaj strategjie jane afatgjata dhe nuk priten te sjellin efekte te rendesishme ne afatin e shkurter. Strategjia e deeuroizimit synon te ule me rreth 10%, shkallen e perdorimit te euros ne ekonomine shqiptare.

Sicred