KRYEFAQJA » LAJME » Eurodeputetja Schlein: Rruga e Tiranës drejt Brukselit varet nga ajo çka do ndodhe në ditët e ardhshme
Eurodeputetja Schlein: Rruga e Tiranës drejt Brukselit varet nga ajo çka do ndodhe në ditët e ardhshme

Eurodeputetja Schlein: Rruga e Tiranës drejt Brukselit varet nga ajo çka do ndodhe në ditët e ardhshme

Vlerësimet e para europiane pas ecurisë së zgjedhjeve bashkë me numërimin, edhe pse mbajnë rebusin e vendimit të tyre për çeljen e negociatave me Shqipërinë, kanë dhënë indikacione të qarta për pranimin e procesit që do të çojë në një qeveri me të cilën Brukseli do të komunikojë më pas.
Ndërsa ka konsideruar si qëndrim të Parlamentit Europian atë të shprehur nga eurodeputeti Kukan ditën e hënë bashkë me vëzhguesit ndërkombëtare, me cilësimin kryesor të së cilës ishte dhe deklarata e Mogerinit dhe Hahni, një tjetër eurodeputete, italiania Elly Schlein e ka cilësuar ditën e zgjedhjeve si një ditë demokracie. Edhe pse e ka krahasuar me të kaluarën, zvkryetarja e palës europiane për komitetin e asociim stabilizimit Shqipëri- BE, i ka vënë notë pozitive klimës se mbajtjes se zgjedhjeve. Kujdesjet europiane për t’i vënë veshin, por dhe për të pritur sqarimet për parregullsitë e deklaruara dje nga vëzhguesit ndërkombëtarë, kanë qenë në termat e dyshimit mbi raste parregullësish, në të njëjtën kohë që ato nuk janë shumë të ndryshme nga ato që mund të verifikohen dhe në vende të tjera të BE, konkludon ndër të tjera Elly Schlein.
E ndërsa zëri europian për politikën, por edhe elektoratin shqiptar është i vlefshëm aktualisht kryesisht për çeljen e negociatave, duket se edhe qendrimi europian është investuar të dëgjojë ecurinë e procesit nga instancat e veta. Kjo pasi 10 ekipe të delagacionit europian vëzhguan në terren dhe do të duhet të referojnë vlerësime të vlefshme për qëndrimin europian në vazhdim.
Në terma të qartë, eurodeputetja italiane Elly Schlein, ka ndare të komentojë se “BE u angazhua të thjeshtojë procedurat për zgjedhje sa më të lira e demokratike, por tashmë rruga e Tiranës drejt Brukselit varet nga ajo çka do ndodhe në ditët e ardhshme”, ka paralajmëruar ajo në të njëjtën kohë. Megjithëse duket fundsezoni për instancat europiane, paralajmërimi duket shumë i afërt referuar dhe takimit të Ballkanit perëndimor që do të mbahet në mes të korrikut në Trieste të Italisë. Disa muaj më parë eurodeputeti Flekenshtain nuk e ka përjashtuar procedimin për vendime pas zgjedhjeve, të cilat tashmë kanë ndodhur duke siguruar kushtet themelore të lirisë së shprehjes e të zgjedhjes.

Sicred