KRYEFAQJA » LAJME » Etilda Gjonaj: Të shkarkohen gjykatësit e Dritan Dajtit

Etilda Gjonaj: Të shkarkohen gjykatësit e Dritan Dajtit

Ministria e Drejtësisë Etilda Gjonaj, depozitoi në Këshillin e Lartë Gjyqësor kërkesën për shkarkimin e 3 gjyqatarëve të Gjykatës së Apelit për Krimet e Rënda, që me votën e tyre i dhanë Dritan Dajtit dënimin me 25 vite, për vrasjen e 4 punonjësve të policisë.

Ministria Gjonaj e konsideroi vendimin e dhënë nga 3 gjyqtarët si një shkelje të hapur, me ligjin dhe me vendimet unifikuese të Gjykatës së Lartë. Sipas saj, në kundërshtim me ligjin, 3 gjyqtarët pjesë e trupës gjyqësore me 5 gjyqtarë, pranuan kërkesën e Dritan Dajtit për gjykim të shkurtuar, duke tejkaluar afatet ligjore. Kjo manovër proceduriale i dha të pandehurit Dajti të përfitojë uljen me 1/3 e dënimit, duke shpëtuar nga dënimi me burgim të përjetshëm“.

Dritan Dajti, akuzohet për vrasjen e 4 punonjësve të policisë, Fatos Xhani, Altin Dizdari, Kastriot Feskaj, dhe Sajmir Duçkollari. Prej vitit 2009,kur u arrestua Dritan Dajti, mbajti peng çështjen në gjykatë. Vendi i tij i gjykatës së apelit për krimet e rënda është i formës së prerë.

Sicred