KRYEFAQJA » LAJME » “Ethet e Nilit”, Shqipëria po monitoron situatën

“Ethet e Nilit”, Shqipëria po monitoron situatën

Autoritetet shqiptare të shëndetësisë deklarojnë se po marrin masa serioze për të parandaluar depërtimin sëmundjes së “Etheve të Nilit” në Shqipëri. Instituti i Shëndetit Publik në bashkëpunim me Qendrën Europiane të Kontrollit të sëmundjeve infektive, konfirmon se ndonëse virusi qarkullon në vendet fqinje si Greqi e Itali, në vendin tonë ende nuk është regjistruar asnjë rast. Doktoreshë Silva Bino, shefe e Departamentit të Kontrollit dhe Parandalimit të Sëmundjeve Infektive në ISHP thotë për RTSH se “Kemi raportime të rasteve me Ethe të Nilit Perëndimor nga Jugu i Greqisë 4 raste, kemi një rast të raportuar nga Italia dhe nje nga Izraeli. Shqipëria, duke qenë një vend i rrezikuar nga ethet e Nilit Peredimor, pasi bën pjesë në vektorin përkatës, është duke monituruar situatën në lidhje me këtë sëmundje. Kujdes po i kushtohet formave të rënda të saj siç janë Meningitet Aseptike dhe Encefalitet. Deri me tani në Shqipëri nuk kemi asnjë rast, por situata po monitorohet” thotë doktoreshë Silva Bino, shefe e Departamentit të Kontrollit dhe Parandalimit të Sëmundjeve Infektive në ISHP.
Semundja e Etheve të Nilit shkaktohet nga virusi i cili shpërndahet nëpërmjet pickimit të mushkonjave, që qarkullojnë me shumicë. Mjafton që ato të bien në kontakt me zogj të infektuar dhe përhapin virusin në njerëz. Ethet e Nilit perëndimor është forma më e shpejtë e sëmundjes, e cila karakterizohet me temperaturë, me plogështi, me dobësi, me dhimbje koke, dhe dhimbje trupi.

Sicred