KRYEFAQJA » LAJME » Bota » Estonia merr sot presidencën e radhës të Bashkimit Evropian
BE

Estonia merr sot presidencën e radhës të Bashkimit Evropian

Estonia merr sot presidencën e radhës të Bashkimit Evropian. ”Estonia është një ndër vendet simbolike që ka lënë prapa komunizmin duke u shndërruar në model për rajonin”, deklaroi dje presidenti i Këshillit Evropian, Donald Tusk.”Ajo është shndërruar në një shtet shembull për gjithë evropianët. Ne mund të themi se ky shtet është lider në fushën e teknologjive të internetit në nivel global”, theksoi ai. Estonia, që është në pozita kryesuese në fushën digjitale në Evropë, edhe me marrjen e kryesisë së Këshillit Evropian do të fokusohet në zhvillimin teknologjik. Qeveria e Estonisë publikoi programin e Këshillit Evropian, të cilin do ta drejtojë nga 1 korriku deri më 31 dhjetor të vitit 2017, ku theksoi rëndësinë e lëvizjes së lirë dhe të sigurt të të dhënave. “Evropa duhet të përshtatet me zhvillimet teknologjike dhe duhet të përfitojë nga këto potenciale. Kjo do të ndihmojë qytetarët në jetën e tyre të përditshme dhe sjell dobi të madh për bizneset dhe shtetet anëtare”, thuhet në program. Estonia, ku ndodhet edhe Qendra e Ekselencës Kibernetike të NATO-s, do të angazhohet lidhur me sulmet e mundshme kibernetike. Estonia e mori presidencën nga Malta dhe do t’ia dorëzojë Bullgarisë ne periudhen janar-qershor 2018.

Sicred