KRYEFAQJA » LAJME » “Eskobari i Ballkanit”, prokuroria nis procedimin penal
"Arrest me burg" për "Eskobarin e Ballkanit"

“Eskobari i Ballkanit”, prokuroria nis procedimin penal

Prokuroria e Krimeve të Rënda ka regjistruar procedimin penal ndaj Klement Balilit pas dorëzimit të dosjes hetimore nga autoritetet greke nëpërmjet Ministrisë së Drejtësisë. Organi i akuzës ka nisur verifikimin e të dhënave të depozituara nga pala greke. I konsideruar si “Eskobari i Ballkanit” Balili është i dyshuar për trafik droge në kuadër të grupit të strukturuar kriminal dhe të vënë në akuzë sëbashku me të janë dhe dy vëllezërit Xhevahir e Dhimitër Poti po nga Saranda. Por në disa intervista në media të ndryshme ai i ka hedhur poshtë akuzat.
Prej më shumë se 3 muaj Balili është në kërkim policor nga autoritetet shqiptare për llogari të drejtësisë greke, por ndalimi i tij ende nuk është bërë i mundur. Për rastin e hetimeve dhe dosjes me mijëra faqe të autoriteteve greke ndaj Klement Balili ka reaguar dhe Ministri i Drejtësisë, Ylli Manjani i cili sqaron se procedura e dosjes sëbashku me përkthimin janë dërguar në prokurorinë e krimeve të rënda më 6 dhjetor.

Sicred