KRYEFAQJA » LAJME » Ervin Koçi kreu i ri i AMF
Ervin Koçi kreu i ri i AMF

Ervin Koçi kreu i ri i AMF

Me dy vota kundër, tre abstenim dhe 71 pro, parlamentoi miratoi propozimin e qeverisë për të emëruar në krye të Autoritetit të Mbikqyrjes Financiare për një mandat 5 vjeçar Ervin Koçin. Kandidatura e Koçit në krye të këtij institucioni u miratua këtë mëngjes edhe në komisionin e ekonomisë. Pak javë më parë Ervin Koçi dha dorëheqjen si deputet i partisë socialiste. Emërimi i tij në krye të AMF-së vjen pak kohë pas shkarkimit të drejtueses së këtij institucioni Enkelejda Shehi.

Sicred