KRYEFAQJA » LAJME » Ernns&Yong heton krimin ekonomik në Shqipëri

Ernns&Yong heton krimin ekonomik në Shqipëri

ERNST&YOUNG kompania amerikono-gjermane do të jetë pjesë e hetimit në terren, në Shqipëri, bashkë me agjencitë e zbatimit të ligjit, në luftën kundër krimit ekonomik. Marrëveshja e nënshkruar në kryeministri, synon që skuadra e përbashkët, të veproje kundër çdo rasti të krimit ekonomik, korrupsionit, evoazionit fiskal dhe pastrimit të parave. Për kryeministrin Rama, kjo strukturë do të forcoje pozicionin e vendit kundër krimit ekonomik. “Vlera e kësaj skuadre që vjen në shqipëri për të punuar me agjensitë tona kundër krimit ekonomik dhe evazionit qëndron në faktin se së pari është një skuadër gjermano-amerikane”.

Rama tha se eksperienca e kompanisë ndërkombëtare do të rrisë mundësitë e agjencive shqiptare duke iu ofruar modele suksesi të aplikuar në vende të tjera. “Kjo marrëveshje nuk është një marrëveshje konsulence por është një marrëveshje veprimtarie të përbashkët në terren. Me ktë marrëveshje ne forcojmë më shumë pozicionin tonë në luftën kundër krimit në tërësi dhe në luftën kundër krimit ekonomik të fshehjes së të ardhurave në veçanti”.

Ministri i brendshëm, Fatmir Xhafaj, duke iu referuar edhe rezultateve në rritje të operacionit “forca e ligjit”,u shpreh se bashkëpunimi do të rrise rezultatet në terren. “Nënshkrimi i kësaj marrëveshjeje do të jetë një kontribut, një vlerë e shtuar për ti dhënë një tjetër dimension punës së agjensive tona ligjzbatuese në fushën e luftës së krimit ekonomik, pastrimit të parave dhe korrupsionit”.

Sicred