KRYEFAQJA » LAJME » Kulturë » Ermonela josh skenën dhe median në Australi
ermonela jaho, australi, soprano, fame boterore, muzike, kulture, art, opera, traviata

Ermonela josh skenën dhe median në Australi

Ermonela Jaho, ka kaluar me sukses provën gjenerale në Traviatën që pritet të jetë suksesi i radhës në Operan e Sidneyt. Televizioni australian “7 neës” transmetoi një shërbim televiziv dedikuar sopranos shqiptare me fjalët: Sopranoja e njohur ndërkombëtarisht Ermonela Jaho përfundoi me sukses provën gjenerale për debutin e saj në Australi me operan Traviata me Sidney Opera House- ndonëse gazetari asutralian bën një lapsus të pafalshem operistik duke renditur arien Nessun Dorma brenda operas Traviata, ndërsa është korrekt me faktin që Brindizi është aria më e famshme e njohur botërisht nga kjo opera. Dhe lajmëron që premiera është të premten në mbrëmje me orën lokale. Ky është debutimi i sopranos Ermonela Jaho në kontinentin australian dhe përgjatë gjithë muajit Shkurt do të ketë disa data të shfaqjes së Traviatës. Ndërkohë që viti 2017 ka startuar me shkëlqimin e duhur për sopranon shqiptare e cila e nisi vitin me interpretimin me Orkestrën shtetërore franceze në Francë 3 dhe vijoi në Royal Opera House Muscat në Oman ku ishte e ftuara e tenorit me famë botërore Placido Domingo. Ndërkaq, një tjetër shqiptar po shkëlqen në Operan e Sidneyt, tenori Saimir Pirgu i cili debutoi me sukses me operan King Roger në rolin e bariut. Një produksion që e rendit atë në listën e të nominaurve për çmimin Grammy të këtij viti.

Sicred