KRYEFAQJA » LAJME » Kulturë » Ermonela Jaho, një geishe e mrekullueshme në Londër

Ermonela Jaho, një geishe e mrekullueshme në Londër

Çdo herë që Ermonela Jaho merr pjesë në një produksion operistik është lajm jo vetëm për operen që e mirëpret por në tërësi për kritikën dhe publikun. Por sa herë kthehet në Royal Opera House në Londër mediat nxitojnë të bëjnë intervista dhe të kenë një moment nga shkëlqimi i pasionit të saj. Pasi ka kryer  me sukses premierën në operan puçiniane “Madam Butterfly” janë edhe disa datat ku ajo do të ngjitet në skenë për të shkëlqyer në petkat e geishes tragjike Cio Cio San. Për sopranon shqiptare Royal Opera House zotëron një afeksion të veçantë pasi prej aty vite me parë do të bënte debutin në suksesin mbarëbotëror për një rastësi fatlume, e cila bëri bujë kur zëvendësoi Anja Harteros me veprën “Suor Angelica” në Shtëpinë e Operës Royal në vitin 2011. Pasi përfundoi me sukses debutin e saj në Sydney Opera House me Traviaten. Ermonela Jaho rikthehet në Royal Opera House si ylli i një produksioni të ri në operan Madam Butterfly dhe të renditur në listën e produksioneve  më të rëndësishme të sezonit artistik të Londrës. Intervista, kritika pozitive kanë ndjekur periudhën para dhe pas premieres dhe ndërkohë janë parashikuar 4 data në muajin mars një prej tyre është mbrëmjen e sotme dhe 3 data të tjera në muajin prill. Teksa tashmë produksionet botërore i kanë dedikuar një film sopranos shqiptare,  takimi më i afërt me zërin e magjishëm të sopranos që beson dhe ngulmoi në ëndrrën për të prekur magjinë e skenave botërore Shfaqja e Madama Butterfly e datës 30 Mars do të transmetohet direkt nga Opera Mbretërore e Londrës në 1,500 teatro dhe 35 vende të botës. Dhe ajo na shfaqet jo vetëm në opera si një Madamë e vërtetë siç e cilëson “The Times” edicioni britanik, por edhe në jetën e çdo dite duke frymëzuar talentet të ndjekin gjurmët e endrrave dhe pasioneve të tyre.

Sicred