KRYEFAQJA » LAJME » Kulturë » Ermonela Jaho, një Butterfly e parezistueshme

Ermonela Jaho, një Butterfly e parezistueshme

“Arsyeja pse po e drejtoj këtë rivënie të Butterfly është Ermonela Jaho. Ajo ka një zemër të madhe dhe është e aftë ta shërbejë atë në pjatë për publikun.” Me këto fjalë dirigjenti i njohur Antonio Pappano rrëfen paskuintat e një produksioni gjigand dhe të suksesshëm në Royal Opera House si opera Madamme Butterfly. Bashkë me Ermonelën dhe anëtarë të tjerë të trupës artistike rrëfejnë sekretet e suksesit të Madame Butterfly. Ermonela Jaho thotë: “Të punosh me maestro Pappanon është një mundësi e mrekullueshme sepse ai i njeh këngetarët shumë mirë. Është si të shohësh në pasqyrë shpirtin tënd që këndon bashkë me të.” Produksioni i Royal Opera House thellohet në rrëfimin e dirigjentit: “Me zërin e saj mund të arrish tingullin e një 15 vjeçareje dhe po ashtu pjekurinë vokale jo veç atë fizike. Pra të gjesh një këngëtare që mund ti bëje të dyja nuk është aq e lehtë. Mendoj se karakteri i Madame Butterfly është unik, gati është shkruar për të, ajo është e parezistueshme.” Teksa sopranoja shqiptare që mahniti publikun dhe kritikën shprehet për veprën: “Është një rrugëtim jete, kemi dashurinë, sakrificën, vdekjen. Ciocio San kjo vajzë japoneze, 15 vjeç, geisha. Ajo është e dashuruar me Pikertonin e në të njëjtën kohë ajo do të ndryshojë jetën e saj krejtësisht.” “Puçini ishte i aftë të rikrijonte vetveten në çdo projekt dhe nuk resht kurrë” -rrëfen dirigjenti. Me Madame Butterfly, mundësia që të përdorte nuanca nga muzika japoneze, që ti krijon ngjyresa lokale kudo, ishte një sfidë muzikore, por mënyra se si ai e kombinonte dhe këmbëngulja se si e ruan italianizmin është një mrekulli”. E me këtë mrekulli sopranoja shqiptare po korr duartrokitjet e një prej produksioneve më të sukseshme si një Cio Cio San e fuqishme dhe një shpirt delikat.

Sicred