KRYEFAQJA » LAJME » Kulturë » Ermonela Jaho mahnit në Festivalin Peralade të Spanjës
Ermonela Jaho mahnit në Festivalin Peralade të Spanjës

Ermonela Jaho mahnit në Festivalin Peralade të Spanjës

Media botërore, por në veçanti ajo spanjolle ka pësuar magjinë e interpretimit të sopranos shqiptare Ermonela Jaho. Që prej produksionit të sukseshem të “Madame Butterfly” në Operan Mbreterore të Madridit, sopranoja e famshme Ermonela Jaho është ngjitur në skenën e Festivalit Peralade të Spanjës, ku në edicionin e 31-të, ka përfshirë artistët më me ndikim në vende të ndryshme të botës.
“El Pais” dhe “El periodico”, por edhe “Opera Magazine” i kanë rezervuar një hapësirë në kritikat e tyre të specializuara shkëlqimit të Ermonela Jahos në rolin e Cio Cio San. Performanca e saj është vlerësuar maksimalisht nga mediat spanjolle, ku sopranoja shqiptare është krahasuar me Diven e Operas botërore Maria Callas.
El Pais shkruan : “E pavdekshmja Cio- Cio San e sopranos shqiptare Ermonela Jaho, me një forcë teatrale të pakrahasueshme dhe me copëza delikate, tronditi publikun që merrte pjesë në festivalin Peralade”.
Cilësorët mungojnë në këtë moment për të përshkruar interpretimin sipëror të sopranos shqiptare Ermonela Jaho” – shkruan El Periodico. “Një interpretim madhështor i Madame Butterfly në Peralada. Këngetarja me dhunti aktrimi më të spikatura që kemi parë vitet e fundit në një skene që vizatonte një heroinë me ngjyresat e një tragjedie greke në operan e Puçinit me një thellim të pakrahasueshëm dramatik dhe me një delikatesë të jashtëzakonshme”.

Sicred