KRYEFAQJA » LAJME » Kulturë » Ermal Meta triumfon në Sanremo

Ermal Meta triumfon në Sanremo

Kantautori shqiptar Ermal Meta dhe italiani Fabrizio Moro janë fituesit e edicionit të 68-të të Sanremos, një nga ngjarjet më të rëndësishme të muzikës në Itali. Dyshja rrëmbeu çmimin e parë me këngën “Non mi avete fato niente” një himn kundër terrorizmit.
Poezia e këngës është shkruar nga Meta dhe Moro pas atentatit tragjik në Mançester gjatë koncertit të yllit të popit Ariana Grande. Kënga përcjell një mesazh actual për të gjetur forcën kundër frikës dhe terrorizmit dhe tingëllon si thirrje për paqe.
“Një emocion i papërshkrueshëm” kështu e ka cilësuar trimfun në Sanremo kantautori Ermal Meta, i pari shqiptar, ndër disa të tjerë që vlerësohet me çmim të parë në festivalin më të rëndësishëm të muzikës italiane. Fitoren ja ka dedikuar shtepise diskografike “Mescal” që ka besuar tek ai kur askush tjetër nuk e bënte.
Videoklipi i këngës, “Non mi avete fato niente” jep pamje të qyteteve të rrënuara nga bombardimet, homazhe të njerëzve në vendngjarje dhe fëmijët e vegjël, si simbol i mosmposhtjes. Kënga është përkthyer me titra në disa gjuhë të huaja, mes të cilave edhe në gjuhën shqipe.
“Nuk më keni bërë asgjë” është cilësuar si kënga me e shitur e “Sanremo 2018”. Ajo është renditur në vendin e parë në iTunes, njëkohësisht dhe kënga më e dëgjuar në Spotify dhe platforma të tjera. Po ashtu hashtagu “#lostconMetaMoro” është me i klikuari në Twitter. Ndërsa aplikacioni Shazam i identifikon Meten dhe Moron si artistë më të kërkuar të javës e agjencitë e basteve kanë vënë koeficientët më të ulët për dy këngëtarët, si favorit për vendin e parë.
Por Meta dhe Moro me “Non mi avete fatto niente” kaluan peripeci drithëruese. Ata rrezikuan të përjashtoheshin nga konkurrimi pas akuzave për plagjiaturë. Por pas vlerësimeve të bëra, “RAI” doli në përfundimin se kënga mund të vazhdonte garën, nga e cila dy artistët dolën triumfues. Ndërkohë në vendin e dytë u pozicionua grupi “Lo stato Socciale” dhe në të tretin këngëtarja “Analisa”.

Sicred