KRYEFAQJA » LAJME » Kulturë » Ermal Meta përpara koncertit në Tiranë, takim me nxënës të shkollave të mesme
Ermal Meta përpara koncertit në Tiranë, takim me nxënës të shkollave të mesme

Ermal Meta përpara koncertit në Tiranë, takim me nxënës të shkollave të mesme

Ermal Meta gjendet sot në Tiranë e përpara koncertit të shumëpritur të mbrëmjes në sheshin Skënderbej, ka bërë një bisedë të lirë me nxënës të shkollave të mesme të kryeqytetit, të cilët i kanë bërë dhjetëra pyetje mbi muzikën e tij si edhe tema të tjera për të shuar kuriozitetin e tyre. Por edhe fillimet e Ermalit në Itali, janë po të njëjta me ato të shumë emigrantëve shqiptarë. Pasi ka treguar se “Sanremo” i fundit ka qenë një nga përvojat më të pakëndshme, për sa i përket akuzave negative, këngëtari u shpreh edhe për përvojën në “Eurosong-un” e fundit në Lisbonë, ku kënduan tre shqiptarë, gjë që e bëri të ndihej krenar dhe i lumtur për ecurinë e artistëve shqiptarë. I shtyrë edhe nga nxënësit, Meta premtoi edhe një këngë për Shqipërinë, me titull “Toka ime e ëmbël”, në italisht “Dolce terra mia”. Ai gjithashtu rrëfeu sinqerisht, se sukses do të thotë punë dhe vetëm punë konstante dhe e palodhur. Ermal Meta ka marrë sot edhe “Çelësin e Artë” të qytetit të Tiranës, nga Kryebashkiaku Erion Veliaj.

Sicred