KRYEFAQJA » LAJME » Kulturë » Ermal Meta, koncerti në Tiranë

Ermal Meta, koncerti në Tiranë

Ermal Meta ka shkëlqyer në Tiranë. Mijëra vetë janë mbledhur në sheshin Skënderbej për të dëgjuar koncertin e tij të parë në Shqipëri pas tureve koncertore e famës që ka krijuar në Itali. I ftuar edhe me rastin e festës së Italisë, i konsideruar si përfaqësuesi më i mirë aktual i miqësisë mes dy vendeve.

Pas himnit shqiptar është shfaqur Ermal Meta me një repertor të gjerë me këngët më të zgjedhura, ku nuk kanë munguar hitet e tij: “Vietato morire”, “Piccola Anima”, “Odio le favole” apo ‘Non mi avete fatto niente” me të cilën fitoi edhe festivalin e Sanremos e këtij viti në Itali.

Përpara se të këndonte Ermali kanë kënduar në stilin rrok edhe këngëtarët e suksesshëm Marsela Çibukaj, Vitmar Basha si dhe përfaqësuesi i Shqipërisë në Eurosong, Eugent Bushpepa.

Pas Ermal Metës, Ora e super muzikës do të sjellë në Tiranë në datën 3 qershor po në sheshin  “Skënderbej” këngëtaren shqiptare me famë botërore, Rita Ora. Edhe koncerti i Rita Ores sikurse i Ermal Metes do të jetë falas për publikun shqiptar, që këtë fillimqershori ka pasur fatin e skenave me yje të mëdhenj të muzikës botërore, që origjinën e kanë nga toka shqiptare.

Sicred