KRYEFAQJA » LAJME » Skiatori Erjon Tola, i kënaqur me garën e parë
Erjon Tola, i kënaqur me garën e parë

Skiatori Erjon Tola, i kënaqur me garën e parë

Skiatori Erjon Tola ka zhvilluar të dielën garën e tij të parë në “Pjongçeng 2018”, asaj të sllallomit gjigand dhe, duke folur ekskluzivisht për Rrjetin e Radio-Televizionit Shqiptar, 31-vjeçari është shprehur i kënaqur me paraqitjen e tij, pasi është renditur i 47-ti midis 110 garuesve. Tola, i cili merr pjesë në olimpiadën e tij të 4-t për Shqipërinë, e ka hedhur tanimë vështrimin tek gara e radhës. Në fakt, gara e sllallomit gjigand ka qenë një garë sfiduese, e zhvilluar në një pistë sfilitëse, çka ka bërë që një numër i madh konkurrentësh, thuajse 1/3-ta, të skualifikohen. Në renditjen përfundimtare, pas dy zbritjeve, Tola ka regjistruar kohën 2 minuta, 33 sekonda e 63 të qindrat, duke marrë vendin e 47-të. Tanimë, 31-vjeçari Erjon Tola, ka edhe një garë për të zhvilluar, atë të sllallomit, më 22 shkurt 2018.

Sicred