KRYEFAQJA » LAJME » Ekonomi » ERE shqyrtoi sot aplikimin për ndryshimin e çmimit të energjisë të kërkuar nga OST

ERE shqyrtoi sot aplikimin për ndryshimin e çmimit të energjisë të kërkuar nga OST

Në mënyrë të papritur, në mbledhjen e dytë radhazi, Enti Rregullator i Energjisë ka shqyrtuar sot kërkesën e operatorit publik të transmetimit të energjisë  OST, për ndryshimin e çmimit të transmetimit të energjisë për periudhën 1 janar 2018 deri në 31 dhjetor 2018. Nuk ka asnjë informacion zyrtar lidhur me sa është diskutuar në këtë mbledhje të bordit të komisionerëve të ERE. Nuk ka njoftim as edhe për tarifën e re të vendosur për këtë çmim, nëse ka një të tillë. Ligji aktual i detyron kompanitë të bëjnë publike aplikimet e tyre për ndryshimin e energjisë elektrike, për prodhimin, transmetimin dhe shpërndarjen. Por përveç OSHEE që deklaroi publikisht se nuk do të kërkojë ndryshimit të çmimit të energjisë së furnizuar, operatorët e tjerë, KESH dhe OST nuk ishin shprehur për këtë hap ligjor dhe as kishin depozituar në faqen e tyre zyrtare kërkesën për këtë ndryshim. Ligji madje detyron edhe konsultimin public të kompanive publike lidhur me ndryshimet në çmime dhe tarifa si dhe komunikimin me aktorët e tregut për tarifat e ndryshuara. Nuk ka ndodhur asgjë e tillë. As konsumatorët, as bizneset nuk kanë mundur të mësojnë se sa do të jetë tarifa e re e energjisë elektrike që do të konsumojnë duke filluar nga janari i vitit që vjen. Kjo shkelje ligjore nuk ndodh për herë të parë.

Sicred