KRYEFAQJA » LAJME » Erë ndryshimesh në arsim, do të zëvëndësohen 300 drejtorë
Erë ndryshimesh në arsim, do të zëvëndësohen 300 drejtorë

Erë ndryshimesh në arsim, do të zëvëndësohen 300 drejtorë

Era e ndryshimeve në arsim duket se do të vazhdojë më tej. Kjo është paralajmëruar nga kryeministri Rama gjatë Gjatë një takimi tek me mësuesit tek “Shkolla e Kuqe” një nga institucionet më të vjetra arsimore të Tiranës. “Nga një sistem i thjeshtë 300 drejtorë kanë rezultuar që të jenë nën nivelin mesatar” ka shprehur pakënaqësinë e tij zoti Rama duke paralajmëruar, se zëvendësimi i tyre do të bëhet nga mësuesit që kanë dalë më mirë në test.
Kryeministri vlerësoi se mësuesit në Shqipëri në kushte dramatike kanë bërë maksimumin, por nëse nuk ndihmohen, nuk përfshihen në sistem të qëndrueshëm e kanë të pamundur që vetëm me përpjekjet e tyre të ndjekin ritmin e kohës.
Zoti Rama u ndal te portali “Mësues për Shqipërinë” një instrument që sipas tij ka dhënë rezultate. Portali do e bëjë të panevojshme ndërhyrjen njerëzore, do të jetë bazë të dhënash me pikët e testeve, kreditet dhe çdo spostim do të bëhet në mënyrë kompjuterike, spjegoi kryeministri. “Përfundimisht çdo mësues të garantohet që askush nuk e lëviz dot për sa kohë bën detyrën, zëvendësimet sipas meritës” tha zoti Rama.
Ai tha se edhe drejtuesit e shkollave do të futen në një proces normal trajnimi, për të rritur shpejt aftësitë e tyre. Kryeministri tha se edhe procesin e zgjedhjes së tyre do ta largojmë përfundimisht nga duart e partive. “Nëse për mësuesit janë bërë disa përpjekje për trajnim, për drejtorët do të themelojmë shkollën e drejtorëve, si ajo e administratës. Ata do të trajnohen dhe testohen” tha zoti Rama duke shtuar se përzgjedhja do të bëhet në nivelin më të lartë të mësuesve.

Sicred