KRYEFAQJA » LAJME » Bota » Erdogan viziton Indinë

Erdogan viziton Indinë

Presidenti i Turqisë, Rexhep Taip Erdogan, është pritur me një ceremoni zyrtare nga presidenti i Indisë, Pranab Mukerxhi. Erdogani u prit në një ceremoni me 21 të shtëna topi në rezidencën presidenciale, në prani edhe të kryeministrit Narendra Modi. Pas përshëndetjes së gardës dhe takimit të delegacioneve të dy vendeve, Erdogani, presidenti dhe kryeministri indian zhvilluan bisedime që kanë të bëjnë së pari me çështje ekonomike dhe investimet. Krerët e Indisë theksuan potencialin që ka vendi i tyre për të thithur investime të mëdha turke në energji, ndërtim, hekurudha, turizëm e kulturë. Një hekurudhë e re që lidh 50 qytete, ndërtimi i 50 milionë banesave në 5 vitet e ardhshme, industria kinematografike e shumë projekte të tjera janë parë me interes nga Turqia në kuadër të investimeve ndërkohë që Turqia paraqitet si denstinacion i pëlqyer turistik për qindra mijëra indianë. Erdogani shoqërohet në Indi nga 5 ministra, shefi i shtabit të ushtrisë dhe një numër i madh deputetësh.

 

Sicred