KRYEFAQJA » LAJME » Erdogan viziton Greqinë, vizita e parë e një presidenti turk në 65 vjet
Erdogan viziton Greqinë, vizita e parë e një presidenti turk në 65 vjet

Erdogan viziton Greqinë, vizita e parë e një presidenti turk në 65 vjet

Presidenti i Turqisë Rexhep Taip Erdogan ka filluar një vizitë zyrtare në Greqi, e para kjo e zhvilluar nga një president turk gjatë 65 viteve të fundit.
Para se Erdoan të zbriste në tokën greke, zëdhënësi i qeverisë së Cipras u shpreh se vizita ishte e një rëndësie dhe domethënieje të madhe dhe të veçantë dhe se Athina priste diskutime jashtëzakonisht konstruktive. Por zëdhënësi gjithashtu theksoi se qeveria greke ishte e shqetësuar për ringjalljen e një mosmarrëveshjeje territoriale të demonstruar nga Erdogan kur ky i fundit bëri thirrje për përmirësime në mënyrën sesi janë përcaktuar kufinjtë territorialë dhe detarë në detin Egje.
Ndërsa, zëdhënësi i qeverisë turke, u tha gazetarëve se Turqia shpresonte që vizita të zhvillonte dhe thellonte marrëdhëniet. Përveç çështjeve rajonale, të biznesit dhe energjisë, pritet që gjatë vizitës së tij në Greqi, presidenti turk të ngrejë çështjen e tetë ushtarëve turq që u arratisën për në Greqi pas grushtit të dështuar të shtetit që synoi rrëzimin e Erdogan në korrik të vitit të shkuar.

(Visited 51 times, 1 visits today)
Sicred