KRYEFAQJA » LAJME » Bota » Erdogan u bën thirrje udhëheqësve të kombeve myslimane ta njohin Jeruzalemin

Erdogan u bën thirrje udhëheqësve të kombeve myslimane ta njohin Jeruzalemin

Turqia i kërkoi komunitetit ndërkombëtar të njohë Jeruzalemin Lindor si kryeqytet të një shteti palestinez, pas hapjes së takimit të drejtuesve të botës myslimane të përqendruar në njohjen e Qytetit të Shenjtë si kryeqytet të Izraelit nga Uashingtoni. Presidenti i Turqisë, Rexhep Taip Erdogan, duke hapur samitin e Organizatës për bashkëpunim islamik në Stamboll, tha se Jerusalemi është “vijë e kuqe” për myslimanët, të cilët nuk do të pranojnë çfarëdo agresioni kundër vendeve të shenjta islamike. Ai po ashtu, e ka kritikuar ashpër Izraelin, duke e cilësuar si “shtet terrori”.“Ne, që njohim Jeruzalemin Lindor si kryeqytet të Palestinës do të duhet të nxisim dhe vendet e tjera të njohin shtetin palestinez në bazë të kufijve të vitit 1967 dhe me kryeqytet Jeruzalemin Lindor”, tha Erdogan. Presidenti turk, është një prej kritikëve më të ashpër të vendimit të homologut të tij amerikan, Donald Trump, njoftuar më 6 dhjetor, për njohjen e Jeruzalemit si kryeqytet të Izraelit.

Sicred