KRYEFAQJA » LAJME » Bota » Erdogan: Turqit të shesin dollarët dhe eurot

Erdogan: Turqit të shesin dollarët dhe eurot

Presidenti turk, Recep Tayyip Erdogan ka përsëritur thirrjet e tij që turqit të shesin dollarët dhe eurot, me qëllim që të përkrahin monedhën kombëtare, vlera e së cilës ka rënë, për shkak të shqetësimeve mbi ekonominë dhe përkeqësimit të marrëdhënieve me Shtetet e Bashkuara. Duke folur para mbështetësve në qytetin Unye, Erdogan gjithashtu tha se është keqardhje që Shtetet e Bashkuara po zgjedhin Andrew Brunson, një pastor amerikan që po gjykohet në Turqi nën akuzat për terrorizëm, përpara se të zgjedhin si aleat strategjik Ankaranë.

Sicred