KRYEFAQJA » LAJME » Bota » Erdogan sulmon NATO-n
erdogan, sulm, nato, bota

Erdogan sulmon NATO-n

Vendet anëtare të NATO-s duhet të qëndrojnë në krah të Turqisë dhe jo të mbështesin organizatat terroriste, nëse e konsiderojnë Ankaranë aleate dhe partnere strategjike. Ky është paralajmërimi i presidentit turk Recep Tayyip Erdogan, gjatë fjalimit në një ceremoni vlerësimesh në Këshillin Shkencor turk për Kërkimet Teknologjike. Erdogan është shprehur se Turqia nuk mund të pranojë një partner që mbështet organizatat terroriste, të cilat edhe ata vetë i konsiderojnë si të tilla. “Ne jemi aleat i NATO-s. Por, si mundet që ju mbështesni organizatat terroriste dhe jo neve? A mos janë këto organizata terroriste aleate të NATO-s? Kjo është e papranueshme”, ka thënë Erdogan. Presidenti turk akuzoi disa prej vendeve perëndimore edhe për mashtrim, sa i përket furnizimit me armë të organizatave terroriste.

Sicred