KRYEFAQJA » LAJME » Bota » Erdogan: Sulmi ndaj lirës i njëjtë me sulmin ndaj flamurit

Erdogan: Sulmi ndaj lirës i njëjtë me sulmin ndaj flamurit

Lira turke vijon të humbasë vlerë në raport me dollarin amerikan. Monedha turke ka humbër vlerë rreth 40 % ndaj dollarit gjatë këtij, por Presidenti turk Rexhep Taip Erdogan po e lidh zhvlerësimin e lirës me ndjenjën nacionaliste. Erdogan po përdor edhe kartën e nacionalizimit, duke bërë thirrje për bojkot të produkteve amerikane, si një mënyrë për të goditur sadopak dollarin amerikan në vend. “Sulmi që po i bëhet monedhës tonë, është i njëjtë me sulmin ndaj flamurit. Ata duan të na dëmtojnë ekonominë dhe të na detyrojnë të ulemi në gjunjë, por ne ua kemi kuptuar synimet dhe do t’i sfidojmë. Nuk mund të na nënshtroni dot”, deklaroi Erdogan. Kriza e monedhës turke është ndikuar në një masë të madhe nga tensioni i marrëdhënieve mes Turqisë dhe Shteteve të Bashkuara të Amerikës, ku “mollë sherri” është shndërruar pastori amerikan, Andreë.

Sicred