KRYEFAQJA » LAJME » Bota » Erdogan: Synimi im, Turqia mes vendeve me të ardhura më të larta

Erdogan: Synimi im, Turqia mes vendeve me të ardhura më të larta

Presidenti i Turqisë, Recep Tayyip Erdogan, shpalosi programin zgjedhor të Partisë qeverisëse për Drejtësi dhe Zhvillim për zgjedhjet e ardhshme të 24 qershorit, duke u zotuar të kthejë vendin në një komb me të ardhura të larta. Erdogan shpalosi programin zgjedhor të titulluar “Parlament i fortë, qeveri e fortë, Turqi e fortë” në Ankara. “Qëllimi i ri i Turqisë është të jetë ndër vendet me të ardhura të larta”, tha ai. “Turqia jo vetëm që do të jetë e pavarur në industrinë e mbrojtjes, por gjithashtu do të bëhet një nga vendet kryesore eksportuese”, shtoi presidenti turk. Erdogan theksoi se do të rrisin shkallën e pjesëmarrjes së fuqisë punëtore të grave në mbi 40 përqind deri në fund të vitit 2023. Erdogan gjithashtu tha se partia e tij do të garantojë një ekonomi të lartë e të qëndrueshme, së bashku me një rritje të pjesëmarrjes së Turqisë në ekonominë botërore në 1,5 për qind.