KRYEFAQJA » LAJME » Bota » Erdogan: SHBA ti japë fund mashtrimit në Siri

Erdogan: SHBA ti japë fund mashtrimit në Siri

Presidenti turk, Rexhep Taip Erdogan ka shpërthyer kundër SHBA-ve të martën , të cilët i akuzoi se po përpiqen të mashtrojnë Ankaranë duke bashkëpunuar me grupet terroriste në Siri. Këtë deklaratë, Erdogan e bëri gjatë fjalimit në mbledhjen e grupit parlamentar të Partisë së tij për Drejtësi dhe Zhvillim Erdogan ku tha se “Nëse jemi partnerë strategjikë, duhet të na respektoni. Ju jeni përpjekur të na mashtroni.” Ai tha se SHBA-të u kanë dërguar 5 mijë kamionë me armë për kurdët në Siri, të cilët Turqia i quan grupe terroriste. “ Ne kërkuam t’ju blejmë armatime. Ju nuk na i dhatë ne, por ua dhatë organizatave terroriste pa para. Cfarë lloj partneriteti është ky ? Ne tani po i shkatërrojmë plotësisht këto tunele me armë dhe municion po e konfiskojmë gradualisht”. Tensioni mes SHBA-ve dhe Turqisë është rritur që kur ushtria turke ka hyrë në Siri dhe ka nisur luftën kundër kurdëve, të cilët Uashingtoni i ka mbështetur me armatime në luftën kundër ISIS.

Sicred