KRYEFAQJA » LAJME » Bota » Erdogan rizgjidhet Kryetar i Partisë “Drejtësi dhe Zhvillim”
Erdogan rizgjidhet Kryetar i Partisë "Drejtësi dhe Zhvillim"

Erdogan rizgjidhet Kryetar i Partisë “Drejtësi dhe Zhvillim”

Presidenti i Turqisë, Recep Tayyip Erdogan, u rizgjodh si kryetar i partisë ”Drejtësi dhe zhvillim” (AKP) me 1380 vota, duke marrë të gjitha votat e vlefshme. Kryetari i kongresit të kësaj partie, Mehmet Ali Shahin, njoftoi se sipas rezultateve nga 1 457 delegatë kanë votuar 1 381, nga të cilat 1 380 vota ishin të vlefshme dhe një ishte e pavlefshme. Shahin ka njoftuar se presidenti Erdogan, duke marrë të gjitha votat, ishte rizgjedhur kryetar i përgjithshëm i kësaj partie. Po ashtu, me të njëjtin votim është përcaktuar edhe Bordi i ri Drejtues dhe ai Ekzekutiv i partisë

Sicred