Presidenti turk Erdogan e ka konsideruar si spektakolare fitoren e PS në Zgjedhjet e 25 qershorit. “Përgëzime për fitoren spektakolare. Kjo fitore forcon marrëdheniet tona. Shqipëria dhe Turqia partnere strategjike. Gëzuar Bajramin gjithë shqiptarëve” shkruan zoti Erdogan në urimin drejtuar kryeministrit Rama.
