KRYEFAQJA » LAJME » Bota » Erdogan fiton zgjedhjet presidenciale dhe parlamentare
Erdogan fiton zgjedhjet presidenciale dhe parlamentare

Erdogan fiton zgjedhjet presidenciale dhe parlamentare

Rexhep Taip Erdogan ka fituar një mandat të ri pesëvjecar si President i Turqisë, duke arritur të marrë mazhorancën absolute të të gjithë votave të vlefshme, sipas autoritetit zgjedhor të vendit. Mediat shtetërore raportuan se zoti Erdogan fitoi 53 përqind të votave, ndërsa rivali i tij Muharrem Ince 31 përqind të tyre.
Këto zgjedhje ishin vendimtare për zotin Erdogan, pasi pas tyre hyjnë në fuqi ndryshimet kushtetuese, të cilat i njohin presidentit një pushtet të konsiderueshëm. Të drejtat e reja që i akordohen postit të presidentit përfshijnë, emërimin direkt të zyrtarëve të lartë publikë, përfshi ministrat dhe zëvendëspresidentët, pushtetin për të ndërhyrë në sistemin ligjor të vendit apo dhe fuqinë për të vendosur në vend një gjendje emergjence.
– Të gjithë janë fitues të këtyre zgjedhjeve, – u shpreh ai në një fjalim të mbajtur në orën 3 me orën lokale në ballkonin e selsië së partisë së tij në kryeqytetin Ankara.
Bashkë me presidencialet, dje u zhvilluan edhe zgjedhjet parlamentare dhe sipas presidentit Erdogan, aleanca qeverisëse e drejtuar nga partia e tij ka arritur të marrë mazhorancën në parlamentin me 600 deputetë. Agjencia shtetërore e lajmeve Anadolu Axhensi tha se vetë AKP ka fituar 42% të votave, ç’ka i jep asaj 293 vendeve në parlament. Partneri i saj, MHP ka fituar 11 përqind të votave, që përkthehen në 50 vende në parlament. Pavarësisht popullaritetit të zotit Ince në zgjedhjet presidenciale, partia e tij kryesore e opozitës ka marrë 23% të votave ose 146 vende në parlament. Suprizë në këto zgjedhje ishin kurdët, të cilët kanë arritur të kalojnë pragun elektoral dhe kanë siguruar 67 vende në parlament.

Sicred