KRYEFAQJA » LAJME » Erdogan: Evropa është e sëmurë, Evropa po shembet!
Erdogan: Evropa është e sëmurë, Evropa po shembet!

Erdogan: Evropa është e sëmurë, Evropa po shembet!

Presidenti turk, Rexhep Taip Erdogan ka kritikuar sërish me tone të ashpra Evropën, duke lënë të kuptohet se vendi i tij do ta rivlerësojë qëndrimin për t’iu bashkuar BE-së. Presidenti tha se Evropa do të paguajë për atë që ka bërë kundër popullit turk. Gjatë një fjalimi në Izmir, Erdogani iu referua Evropës si “e sëmurë”- një term ky që është përdorur nga politikanët evropianë për te përshkruar rënien e Perandorisë Osmane në shekullin e 19-të. Ai tha se turqit që jetojnë në Evropë po shtypen dhe poshtërohen. “Një shekull më parë thanë se ne ishim “i sëmuri i Bosforit”. Tani Evropa është e sëmurë, Evropa po shembet, shtoi presidenti Erdogan. Çështja e anëtarësimit të Turqisë në BE do të diskutohet dhe vendoset pas referendumit të kësaj jave, tha ai. Nëse referendumi dhe parlamenti miratojnë dënimin me vdekje, atëhere automatikisht BE-ja ndërpret bisedimet për anëtarësimin e Turqisë. Referendumi i 16 prillit synon rritjen e pushtetit të presidentit të vendit.

Sicred