KRYEFAQJA » LAJME » Erdogan duartroket gazetaren e RTSH
Erdogan duartroket gazetaren e RTSH

Erdogan duartroket gazetaren e RTSH

Vizita e presidentit shquiptar Bujar Nishani në Turqi, i ftuar nga homologu i tij Rexhep Taip Erdogan ka qenë një tjetër rast që palët të vlerësojnë edhe rolin e shqiptarëve në Turqi. Shkak është bërë pyetja e gazetares së TVSH, Jonela Sagajeva mbi kontributin e shqiptarëve në jetën ekonomike, politike e shoqërore të këtij vendi drejtuar presidentit turk. Zoti Erdogan u përgjigj se “Qytetarët e mi shqiptarë kanë një pozitë të njëjtë si në përpjekjet për zhvillimin e atdheut ashtu edhe të popullit”. Presidenti turk ka sjellë dhe një episod nga jeta e tij duke thënë se shumë fqinj i ka patur shqiptarë. “Madje kemi patur një motër shqiptare Suat, rahmet paste. Mund të them se jam rritur pjesërisht në dorën e saj” tha ai. “Ne kemi qenë gjithmonë në harmoni, kemi jetuar bashkë dhe kemi arritur në këto ditë. Gjithashtu besoj se do të ecim përpara me të njëjtën dashur dhe respekt” shtoi presidenti Erdogan.
Një moment emocionues është regjistruar gjatë konferencës kur gazetarja e RTSH Jonela Sagajeva ka treguar lidhjet e saj me Turqinë dhe se gjyshi i saj ka rënë dëshmor në Luftën e Çanakalasë. Fjalët e saj kanë sjellë reagimin me duartrokitje të Presidentit Erdogan dhe pranishmëve në sallë. “Rrofshi! Mëshira e Allahut qoftë mbi të!” ju drejtua presidenti Erdogan gazetares.

Sicred