KRYEFAQJA » LAJME » Erdogan do të takohet me liderët e biznesit amerikan

Erdogan do të takohet me liderët e biznesit amerikan

Presidenti turk Recep Tayyip Erdogan pritet të takohet nesër me liderët e biznesit amerikan në Ankara, sipas televizionit shtetëror TRT. “Më shumë se 30 menaxherë nga sektorë si teknologjia informative dhe ushqimi do të takohen me presidentin turk, Erdogan në kompleksin presidencial, për të diskutuar zhvillimet më të fundit ekonomike midis Turqisë dhe SHBA-së,” sipas njoftimit. Takimi vjen mes një konflikti të vazhdueshëm tregtar me Uashingtonin që është përshkallëzuar për një numër çështjesh, përfshirë mbajtjen nën arrest në Turqi të pastorit amerikan, Andrew Brunson.

Sicred