KRYEFAQJA » LAJME » Kulturë » Equus, rikthehet në Teatrin Kombëtar
Equus, rikthehet, në Teatrin Kombëtar, shfaqje, shfaqja me e mire ne skene, hera e dyte

Equus, rikthehet në Teatrin Kombëtar

Teatri Kombëtar risjell në skenë shfaqjen “Equus” në kalërimin e shfaqjeve të fundit. Konsideruar një vepër shumë kontroverse e autorit Petter Shaffer e me regji të boshnjakut Dino Mustafic, “Equus” në Shqipëri korri një sukses jashtëzakonisht të madh si vepër e teatrit bashkëkohor.  Ende nuk ka kaluar jehona e intepretimit të aktorëve Timo Flloko, Igli Zarka, Ema Andrea , Arben Derhemi, Krist Lleshi , Luli Bitri Lulzim Zeqja, Erjona Kakeli, Ermir Z. Jonka . Balerinët janë Robert Nuha , Fjorald Doci, Akreoma Saliu . Skenografia vjen nga Broz Dragutin, kostumografia nga Blerina Kokona, koreografia Gjergj Prevazi, muzika Endri Sina dhe përkthyes Artur Lena . Rikthimi i Equus me 5 shfaqjet e fundit i jep mundësinë të gjithë shikuesve që e humbën kohën kur premiera u vu në skenë, një vepër që provokon artistikisht me idenë, konceptin dhe zgjidhjen regjisoriale. Nga data 14 deri më 18 Qershor, Equus kalëron në Teatrin Kombëtar.

Sicred