KRYEFAQJA » LAJME » Kulturë » Equus: “Kalërimi i fundit” në Teatrin Kombëtar
“Equus”... të dielën ngjitet për herë të fundit në skenën e Teatrit Kombëtar

Equus: “Kalërimi i fundit” në Teatrin Kombëtar

“Equus”… një nga shfaqjet me kontroversale që magjepsi skenën dhe publikun për tre fundjava rresht të shtunën dhe të dielen ngjitet për herë të fundit në skenën e Teatrit Kombëtar. Shkruar në vitet ’70 nga Peter Shafer dhe me konceptim regjisorial nga boshnjaku Dino Mustafiç, si rrallë më parë shfaqja arriti të tërheqë vëmendjen e publikut nga teatri. Një vepër që shkund kornizat dhe muret e brendshme duke të ofruar një përmasë tjetër të lirisë e jo vetëm për skenën nudo të protagonistit Igli Zarka. Me nje kast i cili mahniti publikun nga Timo Flloko tek i riu Igli Zarka, nga Ema Andrea dhe Arben Derhemi, Luli Bitri dhe Lulzim Zeqja e deri tek Krist Lleshi dhe Erjona Kakeli. Nje shfaqje që flet me guxim jo vetëm përmes fjalës por edhe simbolikave të gjetura si edhe konceptimit koreografik nga Gjergj Prevazi. Megjithëse shfaqja është ndër më të frekuentuarat teatri kombëtar ka marrë një vendim për ta hequr nga kalendari duke programur shfaqje të tjera të Equus vetëm ne muajin qershor. Ndërsa ky vendim ka habitur jo pak regjisori Mevlan Shanaj madje shprehet në rrjetin social – “Është e turpshme, që shfaqje dinjitoze të kenë jetë kaq të shkurtër në Teatrin Kombëtar. Ka disa vite që ripërsëriten këto ndërhyrje , aspak serioze për repertor të admiruar” .

Sicred