KRYEFAQJA » LAJME » Bota » Episodi Ronaldo-Iuliano; Moggi pergjigjet: Gabimi lahet me gabim!
Ronaldo, Iuliano, Episodi Ronaldo Iuliano, Moggi pergjigjet, Gabimi lahet me gabim

Episodi Ronaldo-Iuliano; Moggi pergjigjet: Gabimi lahet me gabim!

Prej 20 vitesh Mark Juliano, ish-mbrojtësi i Juventusit, vuan prej pyetjes që i bëjnë të gjithë: A ishte apo jo 11-metërsh, ndërhyrja e tij ndaj Ronaldos. Kjo pyetje i është bërë edhe gjatë konferencës për shtyp gjatë prezantimit të tij si trajner i Partizanit. Juliano tepër i bezdisur është përgjigjur, duke parë nga Luçiano Moxhi. “Kam 20 vjet që më bëjnë këtë pyetje dhe unë tashmë po i drejtohem atij.” Një sqarim krejt tjetër, nga ai që prisnin të gjithë, jep Luçiano Moxhi, tashmë në rolin e këshilltarit të presidentit të Partizanit, Gaz Demi. Në atë kohë Interi bëri shumë makinacione për të patur në skuadër një lojtar ekstrakomunitar. Bëhet fjalë për Alvaro rekobën, të cilin Interi e federoi me pasaportë fallco. Për këtë gjë, sipas rregullores së federatës italiane të futbollit, Interi duhej të dënohej dhe të shkonte në Serinë B. Por federata nuk bëri asgjë, pra nuk e dënoi skuadrën milaneze. Nëse do të ishte dënuar Interi ndeshje nuk do të luhej. Edhe arbitri I takimit vendosi që të mos e jepte 11-metërshin në favor të Interit në rastin e përplasjes së Ronaldos me Julianon. Pra i takonte atij të vendoste. AI nuk dha 11-metërshin ashtu siç edhe federata nuk e dënoi Interin. Pra kjo është historia. Juliano nuk ka asnjë faj në këtë mes. Duket se nuk ka më se ç’të thuhet për rastin 20-vjeçar ronaldo-Juliano. Sipas Moxhit, gabimi u la me gabim. Federata gaboi, gaboi edhe arbitri i ndeshjes.

Sicred