KRYEFAQJA » LAJME » Enti Rregullator i Energjisë, analizon nesër tarifat

Enti Rregullator i Energjisë, analizon nesër tarifat

A do të ndryshojnë tarifat e përdorimit të energjisë elektrike sipas nivelit të tensionit? Enti Rregullator i Energjisë Elektrike analizon ditën e nesërme, në mbledhjen e Bordit të Komisionerëve, realizimin e të ardhurave për aktivitet e shpërndarjes dhe furnizimit me pakicë të energjisë elektrike për periudhën 2015-2018. Sipas burimeve zyrtare të këtij institucioni, nësër do të diskutohet edhe lënia në fuqi e tarifave të përdorimit të rrjetit të shpërndarjes për nivel tensioni

Sipas informacioneve që disponon Radio Televizioni Shqiptar, Operatori i Shpërndarrjes së Energjisë Elektrike, OSHEE, nuk ka aplikuar për tarifa të reja të energjisë elektrike, por ka kërkuar të përdorë tarifën ekzistuese të fundvitit 2017. Nga ana tjetër, Operatori i Sistemit të Transmetimit, OST, ka aplikuar për tarifë të re transmetimi për periudhën 1 janar -31 dhjetor 2018, por aplikimi është dërguar me dy muaj vonesë  dhe komisionerët nuk kanë qënë dakort as me argumentimet për rritjen e çmimit të tranmetimit.

Në bazë të ligjit të ri të enërgjisë, KESH nuk mund të aplikojë për çmim të ri të prodhimit të energjisë elektrike, thonë burimet në KESH. Çmimi për këtë operator vendoset nga Këshilli i Ministrave.

Vetëm pas këtyre hapave, ERE merr në shqyrtim aplikimet ekzistuese dhe ato të reja për të vendosur tarifën e energjise elektrike, gjë që mendohet se do të analizohet në mbledhjen e së enjtes së Bordit të Komisionerëve të ERE.

Të tre operatorët publikë të energjisë renditen ndër 10 kompanitë me të ardhura dhe fitime më të larta në vendin tonë, me narma fitimi të deklaruara nga 19 deri në 46 për qind. Aktorë të rëndësishëm të tregut, sidmos nga ana e biznesit, kanë evidentuar se tarifat e larta si dhe diferencat e mëdha të totalit të tyre me çmimet vërtetojnë qartësisht se, duke i reduktuar ato, çmimi i energjisë elekrike ka pasur dhe ka një mundësi të vetme, atë të uljes ndjeshëm të tij. Bizneset i kanë kërkuar ERRE një audit të pavarur për të tre operatorët e mëdhenj, që do të mund të vërtetonte lehtësisht llogaritë e fryra të këtyre operatorëve publikë, në përllogaritjen e tarifave të aplikuara deri tani.

Sicred