KRYEFAQJA » LAJME » Ekonomi » Rama: Shqiptarët aksionerë në OSHEE

Rama: Shqiptarët aksionerë në OSHEE

Qeveria socialiste e kryministrit Edi Rama do t’u ofrojë shqiptarëve mundësinë për të bërë aksionerë në kompaninë e shpërndarjes së energjisë elektrike OSHEE. Vetë zoti Rama e njoftoi këtë nismë gjatë prezantimit të strategjisë për sektorin deri në vitin 2030. Pjesëmarrja e konsumatorëve si aksionerë, pritet të ketë efekte positive për të dyja palët.

 “Deri në fund të këtij viti, të jemi gati që t’u ofrojmë qytetarëve shqiptarë mundësinë e pjesmarrjes si aksionerë në OSHEE, me ambicjen që vitin e ardhshëm ajo të kthehet në një kompani ku të ketë pjesmarrje masive të qytetarëve” tha zoti Rama.

Kreu i qeverisë u shpreh se reforma e ndërmarrë ka rezultuar efikase duke reduktuar humbjet në rrjet nga 50 përqind në 25 përqind. Strategjia parashikon që humbjet e energjisë të arrijnë nivelin me të ulet në 10 përqind. “Trashëguam një situatë ku humbjet i afroheshin 50 përqindshit ndërkohë që ato sot janë përgjysmuar dhe strategjia parashikohet që ato të shkojnë në 10 përqind” tha zoti Rama.

 Qeveria parashikon që në pak vite tregu i energjisë të liberalizohet në masën 100 përqind. Zbllokimi i ndërlidhjes me Kosovën dhe Maqedoninë do të rrisë peshën e Shqipërisë në tregjet energjitike të rajonit. Kapacietetet e rrjetit të shpërndarjes janë rritur me 400 megavatë.

Sicred