KRYEFAQJA » LAJME » Kulturë » Ëndrrat që shenjuan karrierën e Alban Skënderajt

Ëndrrat që shenjuan karrierën e Alban Skënderajt

“Hapësira e një ëndrre” nuk është thjesht titulli i një koncerti, por kënga që ka pagëzuar karrierën muzikore të këngëtarit Alban Skënderaj 15 vite më parë. Tashmë i pjekur dhe me disa gurë të vendosur në historinë e muzikes moderne shqiptare ai ka projektuar koncertin klasik si një letër dashurie për publikun që e ka mbështetur për një dekade e gjysëm.
“Për mua është kulminacioni i karrierës time, arritje e jashtëzakonshme personale, artistike, njerëzore.Jam gjithashtu i lumtur që gjithçka ka ardhur mirë deri tani” thotë kantautori. Koncerti sipas tij është një projekt sfidues në përgjithësi jo vetëm artistikisht, por edhe historikisht. “Është një mënyrë e re performimi e një artisti shqiptar dhe është një gjë që ka nisur dalëngadalë” spjegon Alban Skenderaj.
Në ethe organizimi duket se gjithçka është gati për koncertin e datës 2 mars në Pallatin e Kongreseve shoqëruar nga mbi 65 orkestrantë të orkestrës simfonike të RTSH e cila drejtohet nga Gridi Kraja. “Është një bashkëpunim i mrekullueshëm, është një eksperiment se kemi ndërlidhur frymën klasike me muzikën moderne. Ky koncert mund të quhet një popsimfoni koncert” thotë Alban Skënderaj.
Në skenografinë e Albi Çifligut, këngët më të mira që kanë shënjuar karrierën e kantautorit Alban Skënderaj, por edhe materiale të tjera orkestruar tërësisht nga e para të cilat tingëllojnë të freskëta dhe një muzikalitet të plotë, janë premtimi për një mbrëmje muzikore të rrallë. “Ka tranformime pothuajse totale të disa materialeve dhe kjo do ti bëjë shumë interesante. Disa nga këngët ndoshta nuk do të njihen nga momenti kur unë do të filloj ti këndoj dhe do të zbuloj teksin dhe melodinë. Jam munduar që në këtë repertor të përfshij pothuaj çdo këngë të njohur timen” jep disa detaje kantautori Skënderaj.
Koncerti i konceptuar në stilin Alban&Friends dhe një koncert pop-klasik ngërthen edhe disa supriza, por zbulon edhe anën modeste të karakterit të Alban Skenderajt se si e përjeton ai suksesin e përseritjes së koncertit për 3 mbrëmje rresht. “Unë nuk kam asnjëherë dëshirë të dehem nga suksesi, nuk jam natyrë e till. Përkundrazi suksesi më bën më të përgjegjshëm, më ul me këmbë në tokë, më bën më të devotshëm” thotë Skenderaj.
Koncerti “Hapsira e një ëndrre” që do të mbahet për tre ditë “Pallatin e Kongreseve” në Tiranë në datat 2-3-4 mars është një produksion i RTSH.

Sicred