KRYEFAQJA » LAJME » Emri i Maqedonisë, varianti “Sllavo Maqedonia” kundërshtohet nga shqiptarët
Emri i Maqedonisë, takimi Kocias - Osmani synon klimë mirëbesimi dhe vullneti

Emri i Maqedonisë, varianti “Sllavo Maqedonia” kundërshtohet nga shqiptarët

Ministri i jashtëm grek Kocias do të mbajë sot në Athinë një takim me zëvendëskryeministrin e Maqedonisë për Çështje Evropiane, Bujar Osmani. Takimi i njoftuar një ditë më parë nga kreu i diplomacisë greke vjen në valën e nxehtë të diskutimeve për një emër tjetër për fqinjin e Greqisë dhe Shqipërisë, e nga ku zhvillimet e fundit kanë përfshirë dhe vullnetin e shqiptarëve. Ministri i jashtëm grek pranoi dje për mediat greke se emri “Sllavomaqedonia” ka qenë opsion, për të cilin, po sipas tij, ngrihen kundërshtime nga shqiptarët. Ndërsa të dy vendet kanë në diskutim se si do të bien dakort vetë, duke çliruar kështu proceset euroatlantike të Maqedonisë, përcaktimi i Maqedonisë me cilësimin sllav, do të shtonte ngerçet dhe faktorët kundërshtues. Një emër i përbërë për Maqedoninë kundërshtohet edhe nga partneri i koalicionit në Qeverinë greke Panos Kamenos duke iu referuar emrit aktual “Ish-Republika Jugosllave e Maqedonisë”. Zoti Kocias nga ana e vet ka parashtruar se qëllimi i Athinës është të gjendet emër i përbërë, i cili mundet, por edhe nuk është e thënë të jetë me përcaktim gjeografik. Ky ka qenë vendimi i fundit nga mbledhja e kabinetit grek, ndersa përgatitnin tezat e bisedës me autoritetet maqedonase.

Sicred