KRYEFAQJA » LAJME » Emri i Maqedonisë, takimi Kocias – Osmani synon klimë mirëbesimi dhe vullneti
Emri i Maqedonisë, takimi Kocias - Osmani synon klimë mirëbesimi dhe vullneti

Emri i Maqedonisë, takimi Kocias – Osmani synon klimë mirëbesimi dhe vullneti

Ministri i jashtëm grek Nikos Kocia dhe zëvendëskryeministri i Maqedonise për Çështje Evropiane, Bujar Osmani kanë biseduar të martën në Athinë në takim dypalësh dhe drekë pune.
Pas bisedimeve, zoti Osmani u shpreh për mediat e pranishme se për momentin është e rëndësishme të diskutohet dhe të krijohet klima e mirëbesimit dhe vullnetit për zgjidhjen e emrit, ndërsa hollësitë nuk jane ende për median edhe për faktin që nuk ka vendime. Po ashtu zv/kryeministri maqedonas tha se nuk ka një propozim të mbyllur as nga ndërmjetësuesi Nimic, propozim që kishte të bënte me pyetjen nëse emri Maqedonia e re shihet si më i mundshëm. Zoti Osmani tha se negociatorët janë në mes të një procesi që shpresohet të japë rezultate dhe të zhbllokojë proceset euroatlantike të Maqedonisë brenda këtij viti.
Një ditë më parë kreu i diplomacisë greke Kocia, deklaroi për mediat greke se emri mes opsioneve ka qenë edhe emri “Sllavomaqedonia” për të cilin, po sipas tij, ngrihen kundërshtime nga shqiptarët. Një emër i përbërë për Maqedoninë kundërshtohet edhe nga partneri i koalicionit në Qeverine greke Panos Kamenos që pretendon se emri aktual “Ish-Republika Jugosllave e Maqedonisë” është po ashtu i përbërë.

Sicred