KRYEFAQJA » LAJME » Emri i Maqedonisë, Shkupi me variantin e “Ilindenit”
Emri i Maqedonisë, Shkupi me variantin e "Ilindenit"

Emri i Maqedonisë, Shkupi me variantin e “Ilindenit”

Maqedonia dhe Greqia ende vijojne diskutimet për emrin e ri të FYROM. Maqedonia vijin ti qëdrojë variantit të Ilindenit. Ndërsa ministri i Jashtëm grek është shprehur se është i gatshëm për të gjetur një zgjidhje. Ministri Jashtëm grek Kotzias dhe homologu i tij Maqedonas, Nikolla Dimitrov takohen sot në Nju Jork, në prani tëtë dërguarit të posaçëm të OKB-së, Matteeë Nimetz. Greqia do të ulet në tryezën e dialogut me dëshirën konkrete për arritjen e zgjidhjes në çështjen e emrit të FYROM, ka deklaruar ministri i jashtëm grek, Nikos Kotzias. Pak orë para takimit të ri me homologun e vet maqedonas në Njur Jork, Kotzias i ka bërë thirrje Shkupit që të tregojë një prirje për realizëm dhe kompromis. “Unë nuk jam as optimist, as pesimist, por kam vullnetin që të gjej zgjidhje. Dhe duhet që edhe pala tjetër të ketë realizmin dhe pragmatizmin për të gjetur zgjidhje. Zgjidhjet janë zgjidhje kompromisi. E di që shumë forca në të dy vendet do të donin lidhje sipas dëshirave respektive, mirëpo në marrëdhëniet ndërkombëtare nuk ekzistojnë zgjidhje të tilla”, tha Kotzias. Kotzias e la të hapur mundësinë që la të hapur mundësinë që raundi i ri i negociatave të mbyllet brenda ditës dhe të mos vazhdojë edhe të premten siç ishte paralajmëruar. Nga ana tjetër Qeveria e Maqedonisë mbrëmë doli me qëndrim se ajo mbetet në versionin e fundit atë ‘Republika Maqedonisë së Ilindenit’ dhe se ky propozim i plotëson kushtet e përcaktimit kohor dhe gjeografik.

Sicred