KRYEFAQJA » LAJME » Emri i Maqedonisë, SHBA mbështesin negociatat dypalëshe
Emri i Maqedonisë, SHBA mbështesin negociatat dypalëshe

Emri i Maqedonisë, SHBA mbështesin negociatat dypalëshe

SHBA mbështet negociatat aktuale nën drejtimin e OKB-së për emrin e Maqedonisë, njoftoi Departamenti e Shtetit. “Shpresojmë se liderët e Maqedonisë dhe Greqisë do të gjejnë zgjidhje të përbashkët të pranueshme për problemin me emrin, që do të jetë në interes të integrimit euroatlantik, prosperitetit ekonomik, paqes dhe stabilitetit në rajon”, bëhet e ditur në një deklaratë.
Kryeministri maqedonas, Zoran Zaev deklaroi se zgjidhja e kontestit shumëvjeçar për emrin asnjëherë nuk kishte qenë më afër, por nuk dha më shumë hollësi për një marrëveshje të mundshme që, sipas paralajmërimeve, duhet të finalizohet në një bisedë telefonike me homologun e tij grek Aleksis Cipras. Ndërkohë, presidenti Gjorge Ivanov deklaroi se për të është i papranueshëm një emër për përdorim të përgjithshëm dhe ndryshimi i Kushtetutës.
Nga ana tjeter, grekët kanë kundërshtuar ndonjë kompromis të mundshëm në kontestin për emrin që ka shteti i tyre me Maqedoninë, duke thënë se planifikojnë mbajtjen e disa protestave në disa qytete të veri të Greqisë javën e ardhshme. Kundërshtimet nga Greqia kane bllokuar përpjekjet e Maqedonisë për t’u anëtarësuar në Bashkimin Evropian.
Ndonëse liderët e të dyja shteteve është raportuar se janë afër arritjes së marrëveshjes për ndonjërin nga emrat si “Maqedonia e Epërme” apo “Maqedonia e Re”, planet për protesta tregojnë se publiku kundërshton çdo kompromis.

Sicred