KRYEFAQJA » LAJME » Bota » Emri i Maqedonisë, Kotzias në Shkup

Emri i Maqedonisë, Kotzias në Shkup

Pozicionet e Shkupit dhe Athinës pas shkëmbimit reciprok të projekt-marrëveshjeve për zgjidhjen e çështjes së emrit do të jenë temat e takimeve që shefi i diplomacisë greke Nikos Koxias do t’i ketë sot me kreun shtetëror të Maqedonisë. Koxias fillimisht eshte takuar me ministrin e Jashtëm të Maqedonisë, Nikolla Dimitrov. Të dy ministrat më pas do të mbajnë nje konferencë të përbashkët shtypi. Gjatë vizitës ne Shkup, shefi i diplomacisë greke do të ketë takime edhe kryeministrin Zoran Zaev, me zëvendëskryeministrin Bujar Osmani dhe me kryetarin e Kuvendit Talat Xhaferi. Ai nuk do të takohet me presidentin Gjorge Ivanov. Pika më kontestuese midis Athinës dhe Shkupit janë kërkesat greke për ndryshimin e Kushtetutës së Maqedonisë, spektrit të përdorimit të emrit të ri, por edhe identiteti. Nga pala e Maqedonisë shumë herë është theksuar se duhet të gjendet zgjidhje dinjitoze për emrin me respektimin e identitetit, pa ndryshime të Kushtetutës.

Sicred