KRYEFAQJA » LAJME » Emocione të pafundme në maratonën e transmetimeve në RTSH
Emocione të pafundme në maratonën e transmetimeve në RTSH

Emocione të pafundme në maratonën e transmetimeve në RTSH

Maratona transmetimesh sportive në Rrjetin e Radio-Televizionit Shqiptar, e cila ka ngritur siparin me “klasiken” e basketbollit evropian, Real Madrid-Barcelona do të vazhdojë me një tjetër sfidë të Euroligës së basketbollit, atë Baskonia-Panathinaikosit. Në fakt, këto dy sfida janë vetëm nisja e një serie transmetimesh, që vijon në mesnatë me përballjen amerikanolatine midis Uruguajit dhe Brazilin, duke vijuar të premten në drekë, me duelin e vlefshëm për Kategorinë e Parë të Kampionatit Kombëtar të Futbollit, midis Kamzës dhe Erzenit, që nis në ora 14:00. Në ora 20:45, vjen padyshim supersfida historike e Palermos, ku Shqipëria do të përballet me Italinë, ndërsa paralelisht, në RTSH 2, vjen përballja e Kosovës me Islandën. Të shtunën, duke nisur nga ora 15:00, vjen ndeshja miqësore e Shpresave të Shqipërisë me Moldavinë, ndërsa duke nisur nga ora 17:55, rikthehen e emocionet e Kampionatit Botëror të Motoçiklizmit, Moto GP-së, me provat e Çmimit të Madh të Katarit. Ndërsa në mbrëmje, duke nisur nga ora 20:45, vjen dueli evropian, Bullgari-Holandë. Të dielën, duke nisur nga ora 14:00, vjen një tjetër ndeshje e vlefshme për Kategorinë e Parë të Kampionatit Kombëtar të Futbollit, ajo midis Lushnjës dhe Pogradecit, ndërsa në mbrëmje, duke nisur nga ora 18:00, vjen sfida evropiane Angli-Lituani, ndërsa në ora 20:00, gara e Moto GP-së në Katar. Të hënën, duke nisur nga ora 15:00, vjen akti i dytp i miqësores së Shpresave të Shqipërisë me Moldavinë, ndërsa të martën në mbrëmje, duke nisur nga ora 18:00, vjen miqësorja midis Shqipërisë dhe Bosnjë-Hercegovinës.

Sicred