KRYEFAQJA » LAJME » Bota » Emigranti afgan dënohet me burg në Gjermani
Emigranti afgan dënohet me burg në Gjermani

Emigranti afgan dënohet me burg në Gjermani

Një emigrant afgan në Gjermani është dënuar me tetë vite e gjysëm burg për vrasjen e ish-të dashurës së tij 15 vjeçare. Abdul D, siç edhe identifikohet emigranti, ka pranuar se në dhjetor të vitit të shkuar ka goditur me thikë për vdekje ish të dashurën e tij në qytezën jug-perëndimore të Kandelit. Prokurorët besojnë se ai ka vepruar nga xhelozia dhe dëshira për të marrë hak, pasi ish-e dashura e tij, qytetare gjermane, u ndaj nga ai. Rasti shkaktoi zemërim në të gjithë vendin dhe çoi të mbajtjen e protestave ksenofobike nga grupet e ekstremit të djathtë. Protesta të tilla u shënuan edhe në qytetin lindor të Kemnisit, pasi një 35 vjeçar humbi jetën gjatë një sulmi me thikë dhe për këtë incident janë arrestuar dy dy sirianë dhe një iraken.

Sicred