KRYEFAQJA » LAJME » Bota » Emigrantët, Trump nuk tërhiqet
Emigrantët, Trump nuk tërhiqet

Emigrantët, Trump nuk tërhiqet

Presidenti Donald Trump ka deklaruar se nuk ka ndërmend të tërhiqet nga politikat e tij për të parandaluar emigracionin klandestin, pavarësisht kritikave të shumta. Në një takim me një grup biznesmenësh, Trump ka prekur çështjen në fjalë duke nënvizuar se po përpiqet t’i japë zgjidhje praktikës së ndarjes së fëmijëve nga prindërit. Shefi i Shtëpisë së Bardhë ka theksuar se nuk e dëshiron një gjë të tillë, por nëse fëmijët ndjekin prindërit për të kaluar ilegalisht kufirin, atëherë nuk ka zgjidhje tjetër përveç shkëputjes nga familjarët e tyre. Gjithashtu, Trump ka paralajmëruar se do të ndërpresë ndihmat financiare për vendet që eksportojnë emigrantë. Ndërkohë, prokurori i Përgjithshëm, Jeff Sessions, ka hedhur poshtë akuzat se qendrat amerikane për mbajtjen e fëmijëve të emigrantëve janë si kampe përqendrimi. Sessions ka deklaruar se politika me “tolerancë zero” ka si qëllim forcimin e sigurisë kufitare dhe nuk ka asnjë lidhje me kampet e Gjermanisë naziste.

Sicred