KRYEFAQJA » LAJME » Bota » Emigracioni në SHBA: Programi Daka me aplikime të reja

Emigracioni në SHBA: Programi Daka me aplikime të reja

Qeveria amerikane duhet të mbajë programin Daka dhe të pranojë aplikimet e reja. Ky është vendimi i marrë nga një gjykatës federal në SHBA në lidhje me vendimin e administratës Tramp për t’i dhënë fund programit për mbrojtjen nga deportimi të imigratëve pa dokumenta të cilët hyjnë që fëmijë në SHBA apo siç quhet ndryshe Daka. Gjykatësi Xhon Di Bejts në gjykatën federale të distriktit të Këlambias tha se vendimi i administratës ishte bazuar mbi arsye virtualisht të pashpjeguara që e cilësonin programin si të paligjshëm. Gjykatësi bëri të ditur se vendimi i tij do të hynte në fuqi pas nëntëdhjetë ditësh në mënyrë që t’i jepej kohë Departamentit të Sigurisë së Vendit, i cili administron programin, që të shpjegonte më mirë arsyet e anullimit të tij. Dhe nëse ky departament nuk arrin të japë shpjegimet e duhura, ai duhet të pranojë dhe përpunojë aplikimet e reja, thuhet në vendimin e gjykatësit. Vendimi i gjykatësit Bejts është i treti i marrë muajt e fundit ndaj veprimeve të administratës Tramp në lidhje me programin Daka. Gjykatës federalë në Bruklin dhe San Francisco kanë urdhëruar që programi të vijonte, por asnjë prej tyre nuk i ka kërkuar më parë qeverisë që të pranojë aplikimet e reja.

Sicred