KRYEFAQJA » LAJME » Bota » Emërohet shefja e shtypit në shtëpinë e bardhë

Emërohet shefja e shtypit në shtëpinë e bardhë

Drejtorja e re e komunikimeve në Shtëpinë e Bardhë është një ish-modele 28 vjeçare. Emri i saj është Houp Hiks dhe ajo do të zëvendësojë Entoni Skaramucin i cili u shkarkua pas 10 ditësh në këtë detyrë. Hiks nuk ka përvojë të konsoliduar në politikë, por ka krijuar lidhje me familjen Tramp që para pesë vitesh. Ish-modelja nisi karrierën e saj në marrëdhëniet e publikut, ku kompania e modës së Ivanka Tramp ishte një nga klientët e saj. Ajo ka sfiluar edhe për veshjet e dizenjuara nga Ivanka. Vetë presidenti e zgjodhi Hiks në 2014 për të mbuluar marrëdhëniet e publikut në kompaninë e tij të pasurive të paluajtshme. Në fillim të vitit 2015, Houp Hicks u vu re në skenën politike kur ajo shoqëroi Donald Tramp në një udhëtim, që doli të ishte pjesë e fushatës së tij presidenciale. Ajo gjithashtu e ka ndihmuar Tramp për manaxhimin e llogarisë së tij në rrjetin social twitter. Kur fushata presidenciale u intensifikua, asaj iu desh të zgjidhte mes të shërbyerit si sekretare politike për shtypin ose të punonte sërish për kompaninë e pronave të paluajtshme të Tramp. Ajo zgjodhi të fundit. Por sërish, Donald Tramp i kërkoi asaj personalisht të bëhej pjesë e skuadrës së tij politike. Hiks pranoi, duke u bërë tashmë drejtorja e re e komunikimeve pranë presidentit amerikan.

Sicred