KRYEFAQJA » LAJME » Emergjencat mjekësore në vend

Emergjencat mjekësore në vend

Masat për emergjencën, shtohen masat e kontrollit për monitorimin e ujit të pijshëm për ruajtjen e shëndetit publik. Situata e përmbytjeve ka çuar në gatishmëri Urgjencën Kombëtare Mjeksore ndërkohë që në çdo spital janë aktivizuar planet e emergjencës. Ministrja e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale, Ogerta Manastirliu ka urdhëruar aktivizimin e gatishmërisë dhe shtimin e kapaciteteve në staf, barna dhe materiale mjeksore në spitalet e vendit për të përballuar në rast nevoje rritjet e sëmunshmërisë apo ngjarjeve që mund të krijohen. Po kështu është urdhëruar që njësia e helikopterëve të jetë në gatishmëri të plotë për çdo ndërhyrje ndërkohë që strukturat e shëndetit publik të japin ndihmë mjeksore për popullatën që do të evakuohet, edhe drejtoritë e shëndetit publik kanë shtuar masat për kontrollin e ujit të pijshëm me qëllim ruajtjen e shëndetit publik.

Sicred