KRYEFAQJA » LAJME » Emergjencat civile: Gjendja në vend pas reshjeve të dendura të shiut

Emergjencat civile: Gjendja në vend pas reshjeve të dendura të shiut

Emergjencat civile kanë bërë me dije se pjesëtarë të Forcave të Armatosura, të Policisë së Shtetit dhe të strukturave të tjera të kanë kryer ndërhyrje për evakuimin e njerëzve dhe të gjësë së gjallë në qarqet e Fierit, Vlorës Gjirokastrës. Sipas emergjencave civile, akset kombëtare janë të kalueshme dhe vështirësi është paraqitur në aksin Tepelenë-Gjirokastër tek liqenit i Viroit dhe tek fusha e Lazaratit. Edhe strukturat e OSHEE kanë vijuar punën për mbajtjen në gatishmëri të rrjetit të furnizimit me energji me gjithë vështirësitë e mëdha që paraqet riparimi i defekteve në kushte të rënda atmosferike. Sipas IGJEUM, në orët e ardhshme parashikohet një lehtësim i reshjeve por emergjencat civile këshillojnë evitimin e lëvizjeve të panevojshme në zona me rrezikshmëri të lartë për rrëshqitje. Strukturat përgjegjëse të emergjencave civile janë në gatishmëri të plotë dhe inkurajojnë qytetarët të bashkëpunojnë duke njoftuar në numri 112 raste që konsiderohen se paraqesin rrezikshmëri të shtuar.

Sicred